HABIT ME DEKLARATËN/ Ilir Shaqiri: Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit – AlpeGossip
HABIT ME DEKLARATËN/ Ilir Shaqiri: Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit

HABIT ME DEKLARATËN/ Ilir Shaqiri: Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit

Ilir Shaqiri ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ku mes të tjerash foli për debatin me Monika Lubonja. Iliri tha se nuk e ka parë kurrë Monikën si finaliste, por gjithsesi u përpoq ta tërhiqte drejt finales.

“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, tha ai.

Balerini komentoi dhe deklaratën e Monikës pak ditë më parë. Ajo tha se ka qenë lezeti i Ilirit në “Big Brother VIP”. Ndërkohë Iliri u shpreh se aktorja nuk është akoma në shinat e arsyetimit.

“Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit, nuk ke çfarë t’i komentosh”, tha ai.