PUSHO SE NUK KE BURRË/ Jerina Lalaj merr vendimin drastik pas sherrit me Robertin – AlpeGossip
PUSHO SE NUK KE BURRË/ Jerina Lalaj merr vendimin drastik pas sherrit me Robertin

PUSHO SE NUK KE BURRË/ Jerina Lalaj merr vendimin drastik pas sherrit me Robertin

Një javë më parë opinionistët e “Love Story”, Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj diskutuan ashpër me njëri-tjetrin. Kjo pasi Roberti e cilësoi Jerinën si një “personazh të dështuar” pasi bashkëjeton me maçokun dhe nuk ka krijuar familje.

“Unë e quaj imoralitet ty që jep mend këtu ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim. Ti je krejtësisht personazh i dështuar”, i tha ai.

Mbrëm në “Love Story”, Jerina dha dorëheqjen nga roli i saj si opinioniste. Ajo tha se ka vendosur të largohet përfundimisht nga programi. Jerina u shpreh e pakënaqur nga qëndrimi i produksionit ndaj debatit me Robertit.

“Është varianti tjetër që distancohet nga dhuna si puna ime që për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që më kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në dhunë fizike. Kjo është shoqëria për fat ë keq edhe duke dhënë leksione për familjen edhe duke i prekur edhe ndoshta ato gra që nuk kanë pasur mundësinë ose fatin që të kenë fëmijë, por kjo nuk i intereson askujt. Duke qenë se unë në të gjithë misionin që kam pasur në këtë produksion ishte pikërisht integriteti dhe dinjiteti që s’e prek askush dhe që unë besoj që do dua t’ia kursej veshëve të mi një diskurs kaq të ulët. Kështu që besoj se sot do të jetë nata e fundit që do të jemi bashkë. Kjo ishte në vijim të qëndrimit që ju si produksion keni mbajtur duke i dhënë hapësirën për t’u justifikuar dhe për të vazhduar në të njëjtën vijë të dhunës në të cilën bëri edhe të hënën e kaluar. Duke qenë se ky është produksioni juaj dhe ju zgjidhni me këtë të bashkëpunoni ashtu edhe unë kam të drejtën të tërhiqem sepse dua të distancohem nga ky pozicion. Dhuna është pusho dhe mos fol se ti nuk ke një burrë dhe meqë nuk ke një burrë nuk mund të flasësh. Unë jam një njeri që kam goxha këllqe, preferoj që të largohem me të njëjtin stil dhe me klas, jo të iki studiove si të tjerë”, u shpreh Jerina.