“NA NDODH MOTËR…”/ Çfarë pyeti Adrola Dushi që komenti i Ermalit mori gjithë vëmendjen – AlpeGossip
“NA NDODH MOTËR…”/ Çfarë pyeti Adrola Dushi që komenti i Ermalit mori gjithë vëmendjen

“NA NDODH MOTËR…”/ Çfarë pyeti Adrola Dushi që komenti i Ermalit mori gjithë vëmendjen

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga ekrani me emisionet e tij, ai vijon që të bëjë për të qeshur njerëzit përmes postimeve apo komenteve në rrjetet sociale.

Është fjala për Ermal Mamaqin, i cili herë pas here lë komente pikante dhe me humor në fotot e videot e publikuara nga personazhet e njohur të ekranit.

Kështu ka bërë së fundmi në një postim të modeles së njohur, Adrola Dushi, e cila ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një fotografi të saj.

“Ju ndodh edhe ju të fiksoheni me një palë atlete e deri sa t’i dali boja s’i hiqni më nga këmba?”, shkruan modelja bukuroshe bashkëngjitur me foton e saj.

Kësaj pyetjeje Ermali i është përgjigjur duke shkruar: “Na ndodh motër na ndodh… të gjithë kemi qenë pa lekë dikur”.

Adrola Dushi ka një pyetje për fansat, vëmendjen e merr komenti

Komenti i tij ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit që kanë nisur të replikojnë dhe ta pëlqejnë komentin e tij. Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje nga Adrola.