MIQ TË MIRË NË “BIG BROTHER VIP”/ Dagz “harron” gjithë pakënaqësitë, së bashku me Donaldin në një koncert – AlpeGossip
MIQ TË MIRË NË “BIG BROTHER VIP”/ Dagz “harron” gjithë pakënaqësitë, së bashku me Donaldin në një koncert

MIQ TË MIRË NË “BIG BROTHER VIP”/ Dagz “harron” gjithë pakënaqësitë, së bashku me Donaldin në një koncert

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” janë krijuar shumë miqësi të cilat disa kanë vazhduar ndërsa disa të tjera jo. Miqësia e Donaldit me DJ Dagz-in dhe DJ PM-in ka qenë një ndër më të mirat brenda shtëpisë duke i ofruar publikut shumë momente humori.

Por kjo miqësi u duk sikur nuk zgjati shumë mes DJ Dagz-it dhe Donaldit, pasi ky i fundit e çoi në nominim ish-banorin, i cili më pas la shtëpinë e “BBV”.

Ky largim i tij solli debate midis Donaldit dhe Einxhel, ndërsa gjatë kësaj periudhe Dagz dha një deklaratë ku tha se do të sillej njësoj si ajo, ndoshta dhe më keq.

Debatet e Einxhel dhe Donaldit nuk munguan asnjë moment në shtëpi, por gjërat ndryshuan disi ditët e fundit.
Ata do të mbajnë ditën e nesërme një koncert në Kosovë, për herë të parë bashkë ku me sa duket kanë vendosur të lënë gjithçka pas.