KRAH YLLI LIMANIT DHE ADIS PATUSHIT/ Publikohen pamjet nga festa e ditëlindjes së Fifit në New York – AlpeGossip
KRAH YLLI LIMANIT DHE ADIS PATUSHIT/ Publikohen pamjet nga festa e ditëlindjes së Fifit në New York

KRAH YLLI LIMANIT DHE ADIS PATUSHIT/ Publikohen pamjet nga festa e ditëlindjes së Fifit në New York

Festa e ditëlindjes së Fifit, emri i vërtetë i të cilës është Filloreta Raçi, ka qenë e vogël dhe pa shumë njerëz por e mbushur me dashuri.

Kjo ditë e rëndësishme e gjeti këngëtaren në New York, ku ndodhet për shkak të punës. Ylli i muzikës shqiptare ka udhëtuar së bashku me Ylli Limanin dhe partnerin e saj, Adis Patushim drejt Shteteve të Bashkuara prej ditësh ku po mbajmë disa koncerte.

Krahas punës, këngëtarja ka gjetur kohë për të festuar ditëlindjen në një bar në New York. Ajo shihet teksa argëtohet bashkë me Yllin ndërsa nuk ka kursyer dhe momentet romantike me Adisin. Megjithatë për shkak të koncerteve nuk kanë pirë, madje në një postim shkruajnë: “Jena deh me ujë”.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale artistja shihet shumë e buzëqeshur krah Adisit.

VIDEO
Prej disa muajsh Fifi dhe Adisi po shijojnë romancën e tyre që nisi pak kohë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Adisi për njerëzit është bërë i njohur prej lidhjes me modelen Adrola Dushi me të cilën ka edhe një djalë.

Që pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre Adisi dhe Fifi shfaqen kudo bashkë teksa artistja është prezantuar edhe me familjarët e tij. Ky i fundit i bëri të dashurës së tij dje një urim shumë të ëmbël. “Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit që publikoi në Instastory.

Fifi e ka ripostuar urimin e tij në Instastory dhe e etiketon atë “si gjysmën e saj më të mirë”.

VIDEO