NË PRITJE TË “EUROVIZIONIT”/ Kënga e Ronela Hajatit thyen një rekord – AlpeGossip
NË PRITJE TË “EUROVIZIONIT”/ Kënga e Ronela Hajatit thyen një rekord

NË PRITJE TË “EUROVIZIONIT”/ Kënga e Ronela Hajatit thyen një rekord

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” për vitin 2022 që do të mbahet në Torino të Italisë. Kënga e saj mban titullin “Sekret” dhe duket se është pritur mjaft mirë nga publiku i huaj.

Teksa organizatorët e festivalit të rëndësishëm kanë zbuluar renditjen që do të performojnë pjesëmarrësit, Hajati është renditur si artistja e parë që do performojë në “Eurovision”, dhe jo vetëm.

Ajo do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale. Por cila është arritja e Ronelës këtë herë?

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë Hajati është renditur e 5-ta si kënga më e dëgjuar për këtë muaj ndër këngët e “Eurovision”-iyt.

“Çdo muaj do të numërojmë 20 videot më të shikuara”, thuhet në kanalin zyrtar të “Eurovision”-it në YouTube. Lista do të përfshijë videot zyrtare muzikore, performancat kombëtare finale/live/pamjet pas kuintave dhe, natyrisht, performancat e Eurovision Song Contest, duke hedhur një vështrim pak më të gjatë në hyrjet e reja.

Këngëtarja tha se kënga është pritur shumë mirë dhe në fakt shifrat flasin vetë. “Sekret” është ndër këngët më të klikuara dhe më të pëlqyera këtë vit. Duket se kënga pretendon finalen dhe ky do ishte gëzimi më i madh.

Cili do jete vendi i artistes këtë muaj, a do e kalojë vendin e 5-të?