DIKUR NUK FLISNIN ME NJËRI-TJETRIN/ Noizy surprizon me veprimin ndaj Stresit – AlpeGossip
DIKUR NUK FLISNIN ME NJËRI-TJETRIN/ Noizy surprizon me veprimin ndaj Stresit

DIKUR NUK FLISNIN ME NJËRI-TJETRIN/ Noizy surprizon me veprimin ndaj Stresit

Pak muaj më parë, bëri bujë lajmi se Noizy dhe Stresi, dy ndër reperët më të mirë të estradës i kishin dhënë fund përplasjeve për të nisur një epokë të re. Problemet mes tyre, që i reflektonin dhe përmes muzikës, mbetën pjesë e së shkuarës.

Ata u bënë bashkë për një kauzë të veçantë, duke mbledhur para për të ndërtuar tre shtëpi, në Kukës, Tropojë dhe Durrës. Përveçse kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, herë pas here kemi parë komente të të dyve nëpër postime.

Së fundmi, Stresi ka shkruar: “Si nuk na dhatë një kostum dhuratë”, duke iu referuar linjës së veshjeve të Noizy-t. Ky i fundit ia ka kthyer: “I pari, sa të dalë koleksioni i ri fammm”, duke iu referuar si “familje”.