“JAM I LIDHUR”/ Granit Cana: Meqë jeni të interesuar po ju prezantoj të dashurën – AlpeGossip
“JAM I LIDHUR”/ Granit Cana: Meqë jeni të interesuar po ju prezantoj të dashurën

“JAM I LIDHUR”/ Granit Cana: Meqë jeni të interesuar po ju prezantoj të dashurën

Granit Cana ishte një nga banorët më të komentuar në “Big Brother VIP”, për shkak të historisë që nisi me Fifin e që nuk përfundoi siç pritej. Graniti ka treguar se ata kanë mbetur shokë pas përfundimit të formatit dhe këngëtarja nisi një romancë me Adis Patushin.

Por jeta e tij private vazhdon ende të ketë interes dhe së fundmi Graniti ka vendosur që të ironizojë të gjithë ata që e kanë pyetur përmes një videoje në Tik-Tok.

“Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje, këtu me mua është edhe e dashura ime, t’jua prezantoj pak”, thotë ish-banori i BBV gjatë videos, duke treguar më tej shtangat e palestrës.

VIDEO