“TRASHALUQ”/ Ermal Fejzullahu flet për bullizmin: Gjithë jetën më kanë… – AlpeGossip
“TRASHALUQ”/ Ermal Fejzullahu flet për bullizmin: Gjithë jetën më kanë…

“TRASHALUQ”/ Ermal Fejzullahu flet për bullizmin: Gjithë jetën më kanë…

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka folur së fundmi me bullzimin që i është bërë për shkak të peshës, duke theksuar se është një fenomen me të cilin është përballur gjatë gjithë jetës.

Ai shprehu se i pëlqen shumë basketbolli, por për shkak të mbipeshës nuk është marrë shumë me këtë sport.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Barber Shok” se nëse është bullizuar për shkak të peshës, këngëtari pohoi duke thënë se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës. Ai shtoi se njerëzit që bullizojnë të tjerët në fakt kanë problemet e veta, dhe sipas tij kanë nevojë për psikolog.

“Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi ka lënë shumë me komplekse, sepse këtu fatekqëssiht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë, por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në të gjithë botën që kanë ngelur kështu si unë trashaluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje shtoi ai. Zakonisht njerëzit e vegjël bullizojnë, ata kanë të meta vetë, kanë nevojë për psikolog”– tha ndër të tjera Ermal Fejzullahu.

Mesazhi që ai dha për të gjithë personat që përballen me bullizmin ishte: “Mos t’ua ndiejë.”

Ai u pyet gjithashtu në lidhje me “bakshishet” që merr nëpër koncerte apo evente. Këngëtari theksoi se është super milioner, pasi është rritur në një familje që e ka edukuar mirë duke shtuar se ka krijuar gjithashtu një familje të mrekullueshme.

“Jam super milioner sepse jam rritur në një familje që më kanë dhënë një edukatë të mirë për mua, dhe në të njejtën kohë më kanë dhënë lirinë të veproj si të dua unë. Kam një familje që kam ndërtuar, kam katër fëmijë si drita.”- tha ai.