“NUK KA LIDHJE ME MUA”/ Ilir Shaqiri dhe Alesia Bami përballen një vit pas “zënkës”, moderatorja habit me fjalët për balerinin – AlpeGossip
“NUK KA LIDHJE ME MUA”/ Ilir Shaqiri dhe Alesia Bami përballen një vit pas “zënkës”, moderatorja habit me fjalët për balerinin

“NUK KA LIDHJE ME MUA”/ Ilir Shaqiri dhe Alesia Bami përballen një vit pas “zënkës”, moderatorja habit me fjalët për balerinin

Një vit pas momentit tensionues që patën bashkë në ekran, Ilir Shaqiri dhe Alesia Bami nuk kanë asgjë përveçse fjalë të mira dhe vlerësime sot për njëri-tjetrin.

Për ata që nuk e mbajnë mend, në qershor të 2021 balerini ishte i ftuar në “Top Arena”, ku u pyet nga Ed Manueshi se çfarë kërcimi do i shkonte Alesias. Pa hezitim, Iliri përmendi ‘dirty-dancing’ gjë që nuk u prit mirë nga moderatorja e cilia tha: “Ky dirty-dancing nuk ka lidhje me mua në fakt sepse kam mbaruar një shkollë profesionale baleri dhe mund të kërceja më mirë diçka neo-klasike se një dirty-dancing.”

Të gjendur sërish përballë një vit pas kësaj situate, Iliri dhe Alesia treguan se e gjitha ishte keqkuptim. Madje, Alesia u shpreh se Iliri është lider, fjalëpak dhe me karakter të fortë.

“Patëm një grricje të vogël, nuk u kuptuam shumë mirë me atë dirty-dancing. Por, gjithçka shkoi shumë mirë më pas. Për Ilirin dua të them se ka natyrë lideri, teksa e sheh dhe është shumë fjalëpak dhe me karakter të fortë. Më pëlqejnë shumë njerëzit fjalëpak dhe vepra shumë.”- tha Alesia sot në ‘E diell’.