DAFINA ZEQIRI NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE/ Këngëtarja largohet përkohësisht nga skena – AlpeGossip
DAFINA ZEQIRI NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE/ Këngëtarja largohet përkohësisht nga skena

DAFINA ZEQIRI NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE/ Këngëtarja largohet përkohësisht nga skena

Vera ka qenë goxha e ngarkuar me koncerte të shumta për Dafina Zeqirin, mirëpo i gjithë ky angazhim e ka përkeqësuar shëndetin e artistes. Së fundimi ajo ka lajmëruar fansat se do të bëjë një pauzë nga koncertet dhe do të kujdeset për shëndetin e saj pasi trupi i saj nuk mund të përballojë më dhe ka nevojë të pushojë.

“Trupi im po ‘ulëret’ se unë kam shumë nevojë për tu kujdesur tashmë për veten time. Vera ishte një çmenduri e vërtetë, ju dua më shumë sesa ju mund t’a imagjinoni! Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time edhe kur jam sëmurë, por tani ka ardhur koha të kujdesem për veten, shëndetin tim, do të shihemi së shpejti!”, shkroi Dafina në postimin e saj në twitter.

Dafina Zeqiri në gjendje të rënduar shëndetësore,

Dafina ka treguar më parë se i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.

Dafina Zeqiri në gjendje të rënduar shëndetësore,

Përveç kësaj, disa ditë më parë artistja i shqetësoi fansat e saj kur u shfaq në rrjetet sociale me një maskë oksigjeni.