RITA ORA DASMË NË SHQIPËRI? Ja si përgjigjet nëna e saj. Emocionet pas koncertit në Tiranë – AlpeGossip
RITA ORA DASMË NË SHQIPËRI? Ja si përgjigjet nëna e saj. Emocionet pas koncertit në Tiranë

RITA ORA DASMË NË SHQIPËRI? Ja si përgjigjet nëna e saj. Emocionet pas koncertit në Tiranë

Performanca e Rita Orës në sheshin “Skënderbej” të martën e 6 shtatorit elektrizoi kryeqytetin dhe la mbresa të mrekullueshme tek të gjithë.

Këngëtarja shqiptare performoi për herë të dytë në Shqipëri, ndërsa këtë herë ishte e shoqëruar dhe nga prindërit e saj gjatë vizitës. Nëna e Ritës, Vera Ora ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka folur për emocionet e kësaj eksperience për vajzën e saj, por dhe për të.

“Ishim shumë të emocionuar për ftesën. Rita ka ardhur për herë të dytë në Shqipëri dhe ishte shumë e emocionuar. Gjithmonë kur vjen këtu ka një ndjenjë shumë personale. Ajo ka dashur të prezantojë veten si një shqiptare e suksesshme dhe të tregojë dhe Shqipërinë në botë.”- ka thënë Ora.

Vera ka folur gjithashtu dhe për jetën personale të Ritës, ndërsa ka treguar se ajo ëhstë tepër e lumtur me partnerin e saj aktual, aktorin dhe producentin Taiki Waitit.

“Unë dhe Besniku duam vetëm që Rita të jetë e lumtur dhe ajo është për momentin. Kjo është pika fillestare. Dasma në Shqipëri mbetet në zgjedhjet e Ritës, vendos ajo. Çdo prind e ka dëshirën Unë si prind sigurisht dua që një ditë të jem gjyshe. E pres me padurim në të ardhme.”- tregoi ajo