Njëra në palestër dhe tjetra duke gatuar ushqim të shijshëm: Motrat Hoxha janë fiks si ne! – AlpeGossip
Njëra në palestër dhe tjetra duke gatuar ushqim të shijshëm: Motrat Hoxha janë fiks si ne!

Njëra në palestër dhe tjetra duke gatuar ushqim të shijshëm: Motrat Hoxha janë fiks si ne!

Lori dhe Sara Hoxha janë shumë të këndshme në rrjete sociale pasi ato gjithmonë shprehen lirshëm për raportin që kanë me njëra tjetrën dhe tregojnë shumë episode nga jeta e tyre e përditshme.

Këtë herë Lori në Snapchat ka treguar se pasi ajo ka bërë një seancë të gjatë e të vështirë në palestër, Sara i ka dhuruar dy pako me ëmbëlsira të bëra vetë.

“Kur sapo ke mbaruar një seancë shumë serioze palestre por Sara s’të lë që të dobësohesh” – shkruan Lori

.

 

Me thënë të drejtën, ëmbëlsirat na u dukën aq të shijshme sa po të ishim në vendin e Lorit, nuk do ishim bërë “pishman” fare që na iku dëm një ditë palestre. Këto janë shijet e ëmbla të jetës dhe kush ka motra që ua “prishin” dietat dhe palestrat, e kuptojnë mirë këtë!