“BABAI U SËMUR, NA MORËN SHTËPINË…”/ Bora Zemani tregon periudhën e vështirë të fëmijërisë – AlpeGossip
“BABAI U SËMUR, NA MORËN SHTËPINË…”/ Bora Zemani tregon periudhën e vështirë të fëmijërisë

“BABAI U SËMUR, NA MORËN SHTËPINË…”/ Bora Zemani tregon periudhën e vështirë të fëmijërisë

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, Bora Zemani foli për herë të parë për fëmijërinë. Ajo tha se ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë, mirëpo familja e saj ka qenë gjithmonë e bashkuar.

‘Babai u sëmur, na morën shtëpinë’, Bora Zemani

Moderatorja tregoi se i ati ishte sëmurë dhe për më tepër në periudhën e trazirave të vitit 1997, familjes së saj i morën edhe shtëpinë që kishte në Tiranë.

‘Babai u sëmur, na morën shtëpinë’, Bora Zemani

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël. Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor. Pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël dhe të paktën ishim bashkë. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur. Dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”, u shpreh Bora.