“DO JEPJA EDHE JETËN TIME…”/ Do të festonte ditëlindjen, këngëtarja rrëqeth me fjalët për vëllain e ndjerë – AlpeGossip
“DO JEPJA EDHE JETËN TIME…”/ Do të festonte ditëlindjen, këngëtarja rrëqeth me fjalët për vëllain e ndjerë

“DO JEPJA EDHE JETËN TIME…”/ Do të festonte ditëlindjen, këngëtarja rrëqeth me fjalët për vëllain e ndjerë

Sot do të festonte ditëlindjen e tij të 28-të. Kanë kaluar plot gjashtë vite që nga aksidenti fatal me motor ku humbi jetën ylli në ngritje i muzikës, Ergi Dini.

E që nga ajo ditë artisti ka jetuar me motrën e tij, Barbana Dinin, e cila nuk lë rast pa e kujtuar vëllanë e saj të ndjerë.

Aq më shumë sot në atë që do të ishte ditëlindja e tij e 28-të. Në këtë ditë të vështirë për këngëtaren, ajo sërish ka mbledhur forcat dhe i ka dedikuar fjalët më rrëqethëse, Ergit.

“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im, Ergi! Sot do jepja gjithçka,edhe jeten time, të isha duke festuar per ty,por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë. Edhe lumturia nuk është lumturi pa ty…Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time,nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, -shkruan Barbana  krahas një fotoje me Ergin.

Do të festonte ditëlindjen e 28, Barbana rrëqeth me fjalët

Kujtojmë që nëntorin e vitit 2016, bashkë me fituesin e X-Factor mbeti i vdekur në vend edhe drejtuesi i motorit, Klejdi Halili asokohe 21-vjeç.

Ndërsa pak kohë më parë, Barbana Dini ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me biznismen me origjinë nga Shkodra, Elio Parubin.