PAS NDARJES NGA ANDI/ Ish-konkurrenjta e “Për’puthen” bëhet pjesë e programit të kërcimit! Ja ku do e shikojmë – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ANDI/ Ish-konkurrenjta e “Për’puthen” bëhet pjesë e programit të kërcimit! Ja ku do e shikojmë

PAS NDARJES NGA ANDI/ Ish-konkurrenjta e “Për’puthen” bëhet pjesë e programit të kërcimit! Ja ku do e shikojmë

Melisa Lleshi i rikthehet ekranit. Bëhet me dije se ish-konkurrentja e “Përputhen” do të bëhet pjesë e “Dance Albania” të hënën.

Melisa është e njohur për publikun dhe për historinë e saj të dashurisë me Andin, histori që duket se ka përfunduar

Të gjithë e dimë angazhimin e saj në muzikë, e duket se tashmë është koha që ajo t’i hyjë seriozisht edhe kërcimit. Çifti i vetëm i “Përputhen”, Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, i dhanë fund lidhjes para pak kohësh duke u bërë qendra e vëmendjes.

Dhe tani duket se ka ardhur koha që Melisa të ecë para dhe të hapë derën për njohje të reja. Ajo i është bashkuar një trendi viral në “TikTok”, duke realizuar një video që zakonisht bëhet nga çiftet me këngët ‘STFU’ të Digga D.

Trendi konsiston që teksa vajza sinkronizon buzët me refrenin e këngës, djali bëhet pjesë e videos vetëm me dorën e tij. Dhe ndjekësit në sektorin e komenteve janë të bindur se ajo ka nisur një lidhje të re.

“Andi u largua nga bota”, shkruan dikush. Një tjetër komenton: “Po, ti meriton më shumë”. Të tjerë pyesin se kush është ai djalit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim nga Melisa dhe nuk mund të themi me siguri nëse djali në fjalë është i dashuri i saj.

Pak javë më parë, në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, u pyet nëse ka gjetur një partner të ri.

“A je në një lidhje apo single?”, e pyeti një ndjekës, ndërsa Melisa nuk ngurron të përgjigjet se është “shumë e lumtur single”.

Andi dhe Melisa kanë bashkëjetuar prej më shumë se 1 vit bashkë dhe ishin pothuajse të pandashëm nga njëri-tjetri. E pyetur se me kë po e vazhdon jetën e saj tani, këngëtarja ka treguar se ndodhet pranë familjes së saj, qenushave dhe shoqërisë. Andi foli për ndarjen nga Melisa pak kohë më parë duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike.