“AJO RA PRE E JOTJA”/ Debatojnë ashpër shoqet e ngushta në “Për’puthen”: Pusho debile, ta marr po të dua – AlpeGossip
“AJO RA PRE E JOTJA”/ Debatojnë ashpër shoqet e ngushta në “Për’puthen”: Pusho debile, ta marr po të dua

“AJO RA PRE E JOTJA”/ Debatojnë ashpër shoqet e ngushta në “Për’puthen”: Pusho debile, ta marr po të dua

Kur u bënë pjesë e “Për’puthen”, Irisi dhe Lea, i premtuan njëra-tjetrës se nuk do të lenë asnjë djalë që të përçante shoqërinë e tyre. Por duket se ky premtim nuk zgjati shumë pasi puntatën e djeshme të programit të dashurisë, dy vajzat në fjalë kanë bërë një debat mjaft të ashpër.

Irisi u përball me Petron në studio për t’i kërkuar llogari për afrimitetin që ai tregoi me Lean, gjatë festës së “Top Channel”, që u organizua të dielën.

Irisi u shpreh e lënduar që Lea kërceu me Petron. Ndërsa Lea zbuloi se e ka pëlqyer Petron, por nuk i ishte afruar deri më sot për shkak të Irisit. Shoqet shpërthyen në ofendime ndaj njëra-tjetrës.

“Ajo ra pre e jotja”/ Debatojnë ashpër shoqet e ngushta

Pjesë nga debati:

Irisi: Ti kërceve me shoqen time, ajo ra pre e jotja, doje të më bëje mua xheloze

Petro: S’kishte lidhje xhelozia

Irisi: Shoqja ime mua më tha ndryshe

Lea: Ça të thashë unë ty mi?

Irisi: Mua më thanë që keni thënë hajde ta bëjmë Irisin xheloze

Petro: Ne nuk bëmë ndonjë kërcim sensual për të bërë ty xheloze, s’kishte arsye

Lea: O Iris unë edhe nëse kam pëlqim për Petron, jam tërheq gjatë gjithë kësaj kohe se kam pas respekt për ty se të ishte ndryshe dilja dhe unë me Petron në takim

Irisi: Ti po tregon tani që gjasmë ke fuqi me marr çunin që pëlqej unë?

Lea: Po, e marr dhe do e marr përderisa nuk kam më asnjë lloj shoqërie me ty, nuk kam më asnjë pikë respekti për ty

Irisi: Ti veten tënde tregon. Se mua në prapaskenë më the nuk e pëlqej Petron, tani thua më tërheq

Lea: Je në rregull ti? Ça po ngatërron mi?

Petro: Ishim në një party të Top Channel-it dhe kërceva me Lean, kërcim shoqëror

Irisi: Nuk ishte shoqëror, mua më bezdis fakti që atë kërcim e bëri me shoqen time për të më bërë mua xheloze

Lea: Ishte për të mirën tënde

Arjani: Me kë ishte ti Iris kur Lea dhe Petro po kërcenin bashkë?

Irisi: Po kërceja me dikë tjetër

Lea: Po kërcente më keq se ç’po kërceja unë me Petron

Irisi: Po ç’të duhet ty mi shpirt? Nëse unë isha tu kërcye keq, t’më tërhiqje dhe jo t’merrje Petron për t’më bërë xheloze

Lea: Po flas unë moj, debile

Irisi: Kujt i thua debile ti mi?

Lea: Unë dhe Petro s’po bënim ndonjë kërcim kushedi, vetëm Irisi del dhe thotë kështu

Irisi: Ti kishe gjithë natën flirtoje me Petron

Lea: Ça t’bëj unë që Petro më afrohet mua më shumë se ty

Irisi: Seriozisht e ke ti? Shumë faleminderit që e nxore surratin