“LUIZIN E KAM SHOK PREJ VITESH”/ Meridiani habit me deklaratën: Ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes – AlpeGossip
“LUIZIN E KAM SHOK PREJ VITESH”/ Meridiani habit me deklaratën: Ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes

“LUIZIN E KAM SHOK PREJ VITESH”/ Meridiani habit me deklaratën: Ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes

Në puntatën e djeshme të “Ftesë në 5” u diskutua në lidhje me deklaratat kontradiktore që Luiz Ejlli ka bërë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

I ftuar në studio ishte ish-banori i “Big Brother VIP1”, Meridian Ramçaj, i cili tha se këngëtarin e njohur e ka shok prej shumë vitesh dhe e di të vërtetën në lidhje me situatën që ka shokuar opinionin publik.

Gjithashtu Meridiani u shpreh se Luiz Ejlli “mbart diçka shumë të madhe brenda vetes, por nuk e thotë siç është”.

“Unë kam vite që e kam shok dhe ai mbart diçka shumë të madhe brenda vetes së tij që ka vendosur mos ta thotë ashtu siç është”, u shpreh Meridiani.