ME CILIN GRUP ËSHTË? Pasi foli me Luizin për nominimet, Armaldo bisedon me Oltën: Mos u vini në alarm kot… – AlpeGossip
ME CILIN GRUP ËSHTË? Pasi foli me Luizin për nominimet, Armaldo bisedon me Oltën: Mos u vini në alarm kot…

ME CILIN GRUP ËSHTË? Pasi foli me Luizin për nominimet, Armaldo bisedon me Oltën: Mos u vini në alarm kot…

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Armaldo diskutoi në lidhje me nominimet me Luizin dhe Kristin. Teksa llogaritën se kush mund të ikte gjatë javëve në vijim, ata biseduan edhe rreth finalistëve të mundshëm të “Big Brother VIP2”.

Por Maestro nuk e la me kaq, pasi natën vonë bisedoi edhe me Oltën për nominimet, të cilës i tha se nuk janë të rrezikur.

Aktorja e njohur shtoi se ajo, Luizi dhe Maestro nuk dalin në nominim, duke shtuar se ata nuk janë budallenj dhe dinë mirë t’i bëjnë llogaritë.

Armaldo e pyeti Oltës se çfarë do të bëjë ajo, nëse i jepet mundësia të hapë “Kutinë e Pandorës”.

Olta tha se Vëllai i Madh nuk do e vë përpara kësaj situate, sepse sipas saj, nuk ka interes që shtëpinë ta lënë banorët e vjetër. Përpara se të flinte, Olta i tha Armaldos, se ai po përpiqet që ta aktivizojë Keisin në lojë. Ky i fundit u përgjigj me shenja.