“ËSHTË PAK I LODHSHËM”/ Arbri zbulon si i duken banorët këtë vit: Sikur kanë bërë shkollë… – AlpeGossip
“ËSHTË PAK I LODHSHËM”/ Arbri zbulon si i duken banorët këtë vit: Sikur kanë bërë shkollë…

“ËSHTË PAK I LODHSHËM”/ Arbri zbulon si i duken banorët këtë vit: Sikur kanë bërë shkollë…

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio tenisti dhe ish-konkurrenti i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Arbër Sulstarova. Ky i fundit ka treguar nëse po e ndjek këtë edicion të dytë të reality show-t dhe si po i duket.

“Ne që kemi qenë vjet analizojmë pak më kollaj. Është bërë i lodhshëm, është intensiv, ka debate, dimensione aktivitetesh. Jam stepur pak dhe nuk i kam kushtuar shumë kohë. Ne kemi qenë më të kuptueshëm, jo aq agresivë ndaj lojës, këtë vit kanë hyrë më plan të qartë sikur kanë bërë shkollë më përpara dhe po zbatojnë atë që kanë studiuar.

E kemi diskutuar me banorët e vjetshëm, secili ka grupet e veta. E kemi bërë këtë krahasim dhe këtë vit është fokusi shumë drejt lojës, nuk kanë kompromise. Agresiviteti i publikut këtë vit ndaj banorëve është shumë i madh”, tha Arbri.