“NUK E DI SI E KA BINDUR ARBANA”/ Miku i Luizit tregon kur mund të shkojë nëna e këngëtarit në shtëpinë e BB VIP2 – AlpeGossip
“NUK E DI SI E KA BINDUR ARBANA”/ Miku i Luizit tregon kur mund të shkojë nëna e këngëtarit në shtëpinë e BB VIP2

“NUK E DI SI E KA BINDUR ARBANA”/ Miku i Luizit tregon kur mund të shkojë nëna e këngëtarit në shtëpinë e BB VIP2

Meridian Ramcaj ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” për të folur në lidhje me ngjarjet e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.

Ai është mik i Luiz Ejllit dhe që nga fillimi i reality show-t e deri tani, Meridiani ka treguar se e mbështet atë në çdo moment.

Rrjetet e tij sociale janë të mbushura me postime për Luizin, madhe ai ka treguar mbështetje edhe për Kiara Titon, duke qenë se këngëtari krijoi një lidhje me të në “Big Brother VIP2”.

“Nuk e di si e ka bindur Arbana...”/ Miku i Luizit tregon kur mund

Ndërkohë gjatë intervistës në “Breaking”, Ramcaj u pyet edhe në lidhje me ndonjë surprizë tjetër nga nëna e Luizit. Mbrëmë ajo i kishte dërguar një letër të birit, që përloti jo vetëm atë por publikun dhe banorët e tjerë.

Lidhur me këtë, Meridiani u shpreh se nuk e di se si e ka bindur Arbana Osmani nënë e këngëtarit që të shkruante atë letër.

“Unë e di se sa ka luftuar Arbana me të. Ka folur personalisht, nuk e di se si e ka bindur që të shkruante atë letër. Besoj kur te jetë momenti i duhur, shumë shpejt mund të jetë në shtëpinë e “Big Brother”-it”, tha Ramcaj.