Duket se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, Çdo lëvizje që bëjnë banorët e shikojnë me shumë kujdes. Dje, teksa Luiz Ejlli po pastronte tavolinën jashtë, përplasi diçka që kishte në dorë.
E pranishme aty ishte Kiara Tito, Dea Mishel dhe Nita Latifi, ku këto dy të fundit reaguan menjëherë.
Dea i tha thjesht ‘o Luiz mos i përplas gjërat’ ndërsa Nita e çoi muhabetin në një gjë komplet tjetër. Sipas saj, veprimi i këngëtarit ishte si ‘mosrespektim’ ndaj saj.
Pjesë nga biseda:
Dea: O Luiz mos i përplas gjërat
Nita: O Luiz
Luizi: Ça ka?
Nita: Qysh bam ma gjuajte, më trishtove
Luizi: Ku ta gjuajta moj, nga këtu e hodha atje
Nita: Kujdes se po kërcet shumë. O Luiz me qenë ti i ulur e më të gjuajtur ty i bie që po të disrespektoj ty
Luizi: Jo për Zotin
Nita: Mos bëj hajgare