KËRKOI FALJE PËR BATUTËN ME FËMIJËT JETIMË/ Ronela Hajati ka dy fjalë për Dean – AlpeGossip
KËRKOI FALJE PËR BATUTËN ME FËMIJËT JETIMË/ Ronela Hajati ka dy fjalë për Dean

KËRKOI FALJE PËR BATUTËN ME FËMIJËT JETIMË/ Ronela Hajati ka dy fjalë për Dean

Dea Mishel ka kërkuar një ndjesë publike për një koment që ka bërë në lidhje me fëmijët jetimë. Dea është shprehur se ka qenë një ngërç emocional dhe në sytë e publikut është dukur si tallje ndaj fëmijëve jetimë.

Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela

“Mendoj që kjo është një platformë ku mund të kërkoja përsëri falje. Atë periudhë që kjo ngjarje ka ndodhur, unë e kam përjetuar shumë, kam shkuar në shumë struktura shtetërore që të mund të bëja diçka për të ndihmuar fëmijët, nuk i kam gjetur dyert e hapura ashtu siç do doja.

Arsyeja më e madhe pse jam futur në Big Brother është që të kem mundësinë  të bëj diçka që ta rikuperojë këtë gabim që kam bërë dhe t’u kërkoj ndjesë njerëzve që mund të kem lënduar me fjalët e mia”, ka thënë ajo.

Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela

Pas deklaratës së faljes që bëri ajo, Ronela Hajati i ka dalë në krah me anë të një postimi në rrjete sociale. “Të kam shumë xhan, jo çdo kush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti”, ka shkruar ajo.

Kërkoi falje për batutën me fëmijët jetimë, Ronela