Mbrëmë Luiz Ejlli ka thurur një plan që të fusë në sherr Kiara Titon me Jorin Dellin. Kësaj të fundit, këngëtari ia tregoi se çfarë kishte planifikuar, ndërsa Kiarës vendosi që të mos i thoshte gjë.
Teksa ishte jashtë në oborr bashkë me disa banorë të tjerë, Luizi i tha Jorit se do ta fuste në sherr me Kiarën. Ai i tha se do t’i thotë që të ndërrojnë bashkë çarçafët.
Por banorët i thanë se kështu ai do bëjë Titon që të zihet me të dhe jo me Jorin.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Do të të fus në sherr me Kiarën se Kiara nuk është këtu. Dakord?
Jori: Po
Luizi: Po mos qesh. Se ti qesh fill
Jori: Po ti më bën për të qeshur
Luizi: Po mirë se po e them me shpinë
Jori: Çfarë do thuash? Do shpikësh?
Luizi: Po do shpiku unë
Jori: Hë mirë shpik
Luizi: Ndryshe si do e bëjmë, do shpiki pra
Jori: Ok por mos e ekzagjero. Gjëra që mund të përshtaten me natyrën time, jo Jori që tha ‘je qelbësirë’
Luizi: Unë do të vij të të them natën e mirë Jor, gjumë të ëmbël, hajde të ndihmoj të ndërrojmë çarçafët bashkë
Nita: Po nuk i ha Kiara këto
Luizi: Duro, do i ndërrojmë çarçafët bashkë, në ato momente ti do shtrihesh dhe unë do ulem pak aty te krevati jot
Dea: Do zihet Kiara me ty, jo me Jorin
Luizi: Duro se nuk do zihet me mua.