A DO E BËNIT DHE JU? Arsyeja e çuditshme pse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift – AlpeGossip
A DO E BËNIT DHE JU? Arsyeja e çuditshme pse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift

A DO E BËNIT DHE JU? Arsyeja e çuditshme pse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift

Turneu i Taylor Swift pritej të ishte madhështor, por mesa duket po i kalon përmasat e menduara. Rishtazi, njerëzit nëpër rrjetet sociale po thonë se kanë gjetur një mënyrë efikase që të mos humbasin asnjë sekondë nga performancat e këngëtares.

Mënyra, sipas tyre, është veshja e pelenave, për të shmangur mungesën në tur për shkak të nevojës për të urinuar.

“Trendin” e nisi një fanse e çmendur e Taylor, e cila postoi një video në TikTok ku shfaqej duke vendosur pelenën.

Më pas, të tjerë njerëz rrëfyen se bënin të njëjtën gjë dhe dikush postoi një video nga koncerti, me mbishkrimin: “Askush nuk e di që unë kam vendosur një pelenë”.

Dikush tjetër tha se për të gjithë stresin që kaloi për të marrë biletat e turneut të Taylor, do e mbajë pelenën për të rritur, sepse nuk do të humbë as edhe një çast nga performancat.