Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, disa muaj më parë zbuloi se ishte në një lidhje dashurie. Ajo vendosi që të mos tregonte shumë detaje, duke e mbajtur të fshehtë identitetin e djalit që i kishte vjedhur zemrën.
Shpeshherë fansat kanë aluduar se bukuroshja është ndarë nga i dashuri, megjithëse një lajm i tillë është hedhur poshtë nga vetë Efi.
Por së fundmi, Dhedhes ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku një ndër ta e ka pyetur atë për të dashurin e saj.
“Nëse ende në një lidhje bëj një zemër”, ka shkruar fansi, teksa ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk i bëri zemrën por ngriti dy gishtat lart.
Menjëherë fansat nisën duke aluduar se Efi është ndarë nga partneri i saj misterioz. Mirëpo, jo pak herë ajo ka ngacmuar ndjekësit për të nxitur dyshime te ta, megjithëse akoma nuk dihet nëse ish-banorja është ndarë apo jo.
Ndërkohë e pyetur nëse është shtatzënë, Dhedhes përgjigjet shkurt: “Jo 8zënë”.