Djali i Alban Hoxhës ka festuar një ditë më parë 10 vjetorin e lindjes. E në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë një urim shumë të bukur nga Çiljeta Xhilaga.
Këngëtarja e njohur bëri disa postime në rrjetet e saj sociale për djalin e partnerit të saj me rastin e ditëlindjes së tij.
“Edhe 100 i vogli i shtëpisë. Beko daculia”, shkruan Çiljeta në “Instagram” krahas fotos se djalit të Alban Hoxhës, për të cilin ajo është shprehur në intervistat e saj televizive se nuk e diferencon aspak nga djali i saj biologjik, Fernando.
















