Sezoni veror ka sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe një “lumë” fotosh që kanë pushtuar rrjetet sociale. Vajzat e njohura të showbizit shqiptar kanë zgjedhur bregdetin e jugut për pushimet e tyre, duke ndarë me ndjekësit momente nga plazhet me ujëra të kristalta dhe peizazhet mahnitëse.
Me bikini shumëngjyrëshe, veshje verore elegante dhe poza që tërheqin vëmendjen, ato kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente në profilet e tyre. Nga plazhet e Ksamilit, Dhërmiut, Jalës e Himarës, figurat publike kanë treguar se po shijojnë në maksimum ditët e nxehta të verës.
Përveç pamjeve relaksuese, nuk kanë munguar as fotot me stil, të realizuara buzë detit apo pranë resorteve luksoze, duke u kthyer menjëherë në kryefjalën e rrjeteve sociale dhe portaleve rozë.
Alpegossip.al ju sjell fotot e vajzave VIP që po shijojnë në maksimum pushimet e tyre.





















