Ish banorja e BB tregon fobinë e saj, fansat i SULEN: “Po ku ka më QEN se njerëzit që të…” (FOTO) – AlpeGossip
Ish banorja e BB tregon fobinë e saj, fansat i SULEN: “Po ku ka më QEN se njerëzit që të…” (FOTO)

Ish banorja e BB tregon fobinë e saj, fansat i SULEN: “Po ku ka më QEN se njerëzit që të…” (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother”, Jona Kalemaj me postimet e saj në rrjetet sociale tërheq vazhdimisht vëmendjen e ndjekësve. Sot, Jona ka publikuar në Instastory një foto ku tregon fobinë e saj më të madhe.

Nëpërmjet kësaj fotoje Jona ka treguar se ka ngecur brenda në makinë, pasi është e rrethuar nga qentë e lagjes dhe duke qenë se i ka fobi nuk guxon të dalë prej saj.

“Nuk kam asnjë gjë kundër kafshëve, thjesht i kam fobi. Përditë këtu vijnë mbi 10 qenë dhe sapo zbret nga makina të turren. Si mund të zbres nga makina?”, shkruan Jona në postimin e saj në Inststory ku ka etiketuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Pas këtij postimi Jona me sa duket është “sulmuar” nga fansat për komentin e saj në lidhje me qentë dhe kjo e ka “detyruar” ta fshijë Instastory-n dhe ka publikuar një të ri.

“Po ku ka më qen se njerëzit që të sulen nëpër komente. Jo të kafshojnë, por janë gati të të hanë edhe kockat. Çfarë ka për t’u habitur që i kam fobi qentë? Po mbajini nëpër shtëpi more zemërmëdhenj, mos na bëni morale qensh këtu”, ka shkruar Jona në postimin e saj në Instastory.