Rivalitet mes vajzash! Elvana Gjata dhe Era Istrefi “kokë më kokë”, hyn në garë edhe Xhensila. Vajzat gati të arrijnë … (FOTO) – AlpeGossip
Rivalitet mes vajzash! Elvana Gjata dhe Era Istrefi “kokë më kokë”, hyn në garë edhe Xhensila. Vajzat gati të arrijnë … (FOTO)

Rivalitet mes vajzash! Elvana Gjata dhe Era Istrefi “kokë më kokë”, hyn në garë edhe Xhensila. Vajzat gati të arrijnë … (FOTO)

Pas publikimit të këngës “Off Guard” në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, Elvana Gjata po shijon sukseset e njëpasnjëshme. Në fillim u përkrah nga reperi amerikan si dhe nga producenti, Poo Bear, më pas media të rëndësishme si MTV shkruan për të. Gjithashtu në këto suksese po ecën edhe Era Istrefi pas publikimit të këngës “Origami”.

Mirëpo një tjetër sfidë është mes vajzave. Kush do arrijë e para 1 milion ndjekës në Instagram. Ky rrjet social po kthehet në një fuqi shumë të madh ditët e sotme. Dhe ajo që është më afër 1 milionëshit është Elvana Gjata e cila me hapa më të mëdha se Era po shkon drejt kësaj shifre. Por hyn në garë fuqishëm edhe Xhensila Myrtezaj, ku vlen të thuhet ka rekord pëlqimesh me fotot e saj. Tani presim të shohim se kush do i shtohet e para listës të yjeve shqiptarë me më shumë se 1 milion ndjekës.