Ilda Bejleri rrëfen historinë tronditëse të familjes së saj: “Askush nuk kërkoi falje” – AlpeGossip
Ilda Bejleri rrëfen historinë tronditëse të familjes së saj: “Askush nuk kërkoi falje”

Ilda Bejleri rrëfen historinë tronditëse të familjes së saj: “Askush nuk kërkoi falje”

E kaluara e prindërve apo gjyshërve nuk ka asnjë lidhje me atë që po përjetojnë sot fëmijët e tyre. Shumë prej nesh kanë dëgjuar prej vitesh historitë tronditëse të torturave nga regjimi komunist.

Moderatorja Ilda Bejleri është një prej tyre, e cila vendosi të ndante dje me ndjekësit të kaluarën e trishtë të familjes së saj.

Ajo ndau disa video të emisionit “Opinion”, i cili trajtoi si temë mbrëmjen e së hënës, “Fëmijët e diktaturës”.

“Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim”, është deklarata e parë e moderatores.

Nga ato që moderatorja shkruan në “InstaStory” kuptohet se, arsyeja e burgosjes së gjyshit të saj ishte origjina.

 

“Pas rënies së bustit, pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një “letre”, që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova”.

“Mizori ajo që Hitleri bëri kundër hebrenjëve, por akoma më e frikshme ajo që kanë bërë shqiptarët për shqiptarët”, shkruan Bejleri.

Ilda i mbyll postimet e saj me një foto të gjyshit në rini:

“Si sot, 27 vite më parë gjyshi im doli nga burgi famëkeq i Qafës së Barit… Ishte koha kur dënoheshe se ishe gjakovar!”.