SHOKON Bujar Qamili: Gruas i kam thënë bo qejf, por në darkë hajde në shtëpi – AlpeGossip
SHOKON Bujar Qamili: Gruas i kam thënë bo qejf, por në darkë hajde në shtëpi

SHOKON Bujar Qamili: Gruas i kam thënë bo qejf, por në darkë hajde në shtëpi

Këngëtari i njohur i muzikës popullore shkodrane dhe jo vetëm Bujar Qamili pëlqehet nga një pjesë e madhe e shqiptarëve.
Së fundmi ai ka qenë në emisionin “Boom” ku ka folur për raportet e tij me gruan dhe ekonominë e shtëpisë.

Bujari tregoi se i pëlqejnë më tepër bashkëpunimet me këngëtaret se sa me këngëtarët dhe tha se e shoqja nuk bëhet xheloze për këtë.

Madje ai tregoi se edhe gruaja e tij ka dalë më shoqe dhe se mund të bëjë qejf sa të dojë, mjafton që në darkë të jetë në shtëpi. Jo vetëm kaq por me sa duket marrëdhënia e tyre është kaq e hapur sa ai tregoi se kënaqet kur i blen të dashurës parfume, jo vetëm kur i çon gruas lekët në shtëpi.

Ai tha:

Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi. Gruaja nuk ka nevojë me punu. Sot kam ardhur po bëj emisionin tuaj, ajo është në Dubrovnik. Ka shku me shoqe atje ty bo qejf. I kam thënë, çfarë të duash bëj gjithë ditën, në darkë hajde në shtëpi. Paratë i fitoj unë. Ne me të vërtetë fitojmë para por unë kam kënaqësi kur ja çoj paratë që fitoj gruas, por më kënaqësi kam kur i blej të dashurës një parfum.Tregoj të drejtën, ndoshta bëra gabim.”