Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Vera Grabocka publikon VIDEON ku duket… – AlpeGossip
Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Vera Grabocka publikon VIDEON ku duket…

Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Vera Grabocka publikon VIDEON ku duket…

Blogerja e njohur Armina Mevlani, kohët e fundit, është vënë në qendër të vëmendjes mediatike pas zërave se së shpejti do të zyrtarizojë me martesë lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën. Pikërisht kjo deklaratë e Arminës ka ardhur menjëherë pas thashetheme se blogerja e njohur është në pritje të ëmbël.

Shkak për këto thashetheme u bë një foto e postuar nga Armina në Instagram ku shihej barku i rrumbullakosur. Pas komenteve të shumta ku ndjekësit e saj thoshin e Armina është shtatzënë, ajo u sigurua që ta fshinte foton.

Mirëpo nga një video e postuar në Instagram nga regjisorja Vera Grabocka, nëpërmjet të cilës na njeh me të ftuarit e radhës “Në kurthin e Piter Pan” , janë ngritur përsëri dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Në videon në fjalë, regjisorja Grabocka duket teksa i flet blogeres së njohur për qëndrimin në karrige dhe ndonëse videos i mungon audio, duket se Armina është e shqetësuar në lidhje me pjesën e barkut që duket disi më i rrumbullakosur se zakonisht.