Lajm i KEQ për Luanën/ I dashuri i saj Krenari dënohet me burg, bashkë me të… (FOTO) – AlpeGossip
Lajm i KEQ për Luanën/ I dashuri i saj Krenari dënohet me burg, bashkë me të… (FOTO)

Lajm i KEQ për Luanën/ I dashuri i saj Krenari dënohet me burg, bashkë me të… (FOTO)

Këtë të hënë Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për sherrin që ka ndodhur në lokalin ‘Zone Club” në Prishtinë, ku ishin përfshirë Krenar Çoçaj dhe Mentor Palokaj, ky i fundit vëllai i reperit Unikkatil.

Për të akuzuarin Krenar Çoçaj, prokurori kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, nga shtytje në vrasje në pjesëmarrje në rrahje.

“Kallxo.com” bën të ditur se Gjykata e ka dënuar Krenar Çoçajn me 1 vit burg. Edhe vëllai i reperit Unikkatil, është dënuar gjithashtu me 1 vit burg për veprën penale ‘pjesëmarrje në rrahje’.

Sipas aktakuzës më 2 janar të vitit 2015 në një club në Prishtinë, Leonard Hajdari e Mentor Palokaj së bashku me Krenar Çoçaj kanë sulmuar Shkëlzen Shalën. Sherri kishte filluar kur Leonard Hajdari kishte shtyrë Shkëlzen Shalën e më pas Çoçaj ishte vërsulur për ta goditur.

“Atë natë kur kam shkuar me e marrë jaknen kemi pasur një shtyrje me krahë me Shkelzenin. Erdhi fundi i natës dhe deshta me shku në shtëpi, u dash me i kalu gjithë ata njerëz, ndërsa jaknen e kisha diku te bari i DJ, duke shkuar me e marrë jaknen me krahë jemi rrokë, jemi kthy dhe jemi kapë jemi shty. Goditje nuk ka pasur vetëm jemi shty, pastaj hynin kallaballëk njerëz dhe na ndajtën. Ka ardhur pastaj njëfarë sigurimi Keni- Shkelzen Imeri më ka qitë jashtë, ai më ka shoqëru, pastaj menjëherë kam shku në shtëpi”- ka thënë Çoçaj lidhur me ngjarjen.