Kriza për të pasur lajme ndoshta të bën dhe të shpikësh lajme për personazhet të cilët nuk shfaqen prej një kohe të gjatë në rrjete sociale apo televizion. Por më e keqja nga të gjitha është kur të bëjnë të vdekur me “zor”!
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ditën e djeshme ku mesaduket një portal paska bërë të vdekur moderatoren Aida Shtino.
Këto thashetheme janë postuar nga disa portale, por edhe faqe të ndryshme anonime dhe u përhapën mbrëmjen e djeshme me një shpejtësi të madhe duke shkaktuar shumë shqetësim tek familjarët e gazetares dhe djalin e prezantueses që nuk jeton në Shqipëri.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Aidës ku në një prononcim për revistën Who u shpreh se është shëndosh e mirë.
“Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej. Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp”
Por Aida nuk është e vetmja. E dyta që “vdiq”, sipas lajmit gjatë një aksidenti ishte këngëtarja Albërie Hadergjonaj.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Albërie Hadërgjonaj ku sqaronte në një postim nga Insta Story i saj se ishte shëndoshë e mirë.
“Unë jam shëndoshë e mirë në New York”
Siç duket këngëtarja e marime sportivitet këtë lajm “skandaloz” duke shkruar; Ja iku dhe syri i keq, duke e shoqëruar me “emoji” duke qeshur.
Vajzat shoqërohen edhe nga Arian Cani. Kushdo që përdor rrjetet sociale, mesiguri që i kanë zënë sytë që faqe të ndryshme, kryesisht memesh, e kanë kthyer në qëllim lajmin e “vdekjeve” të përsonazheve të njohur shqiptarë. I fundit në grackën e tyre ishte Arian Çani.
“RIP Arian Çani! Mirëmbrëma tokësorë, një lajm i hidhur ka shokuar botën e televizionit dhe jo vetëm. Sot në moshën 50-vjeçare, gazetari dhe prezantuesi karizmatik në Shqipëri, ka ndërruar jetë pas një incidenti në një strip club të Tiranës, i cili ka rezultuar fatal për gazetarin. Nga të pranishmit në vendin e ngjarjes bëhet me dije se i ndjeri, para se të largohej nga kjo formë jete, ka lëshuar një tingull të çuditshëm ‘Pyyyytteehhh”, shkruhej nëpër postimet e rrjeteve sociale.
Aq u desh dhe nëpër portale Çani “pa vdekjen e tij”, i cili reagoi me humor në puntatën e djeshme të “Zonë e Lirë”, duke i falenderuar me sportivitet ata që kishin shkruar letrën e vdekjes. Por jo gjithnjë ka ndodhur kështu.
Përgatiti AlpeNews.al
Gazetare Kejsi Lama