Modelja Xhesika Berberi ka zgjedhur një imazh në pishinë për ta uruar shoqen e saj me rastin e ditëlindjes.
Në foton e postuar shihet ajo dhe Moa, të dya pa asgjë në pjesën e sipërme teksa po relaksohen duke marrë rreze dielli.
‘’Urime ditëlindjen Moa’’ ishin fjalët e pakta që ndau për ta uruar miken mirëpo imazhi flet më shumë se çdo fjalë dhe dëshmon se ato kalojnë momente të këndshme së bashku.