Pas fejesës së papritur, MARTOHET Stresi dhe Kejsi: Ja detajet e dasmës – AlpeGossip
Pas fejesës së papritur, MARTOHET Stresi dhe Kejsi: Ja detajet e dasmës

Pas fejesës së papritur, MARTOHET Stresi dhe Kejsi: Ja detajet e dasmës

Dy muaj më parë, reperi ‘gangster’ Stresi, ndau me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur se ishte fejuar. Prej disa kohësh në një marrëdhënie, Stresi dhe bukuroshja nga Tirana, Kejsi, vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre me fejesë.

I ftuar në emisionin ‘NIN’, reperi tregoi më tepër për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën dhe zbuloi planet e ardhshme me të. Ai rrëfeu se Kejsi e ka ndryshuar atë 70%, pra nuk është më ‘djali i keq’ 100%.

Megjithëse dy muaj të fejuar, Stresi habiti me lajmin se kishte shumë dëshirë të krijonte familje dhe në planet e tij ishte martesa. Madje, sipas ‘lajmi.net’, ai tregon se këtë plan do ta realizojë vitin e ardhshëm.