Të gjithë kemi qenë të vegjël dhe i kujtojmë ato mbrëmjet që kalonim mbi kokën e mamit duke bërë eksperimente. Merrnim gjithë tualetet e mundshme dhe pasi kishim mbaruar me kukullën hidheshim nga mami. Njësoj siç ka bërë edhe Aria, vajza e Eneda Tarifës. Me rimel e me kujdes, duke dhënë direktiva fiks si të ishte profesioniste njëherë i thoshte të hapte njërin sy, e herën tjetër syrin tjetër.
Edhe pse Eneda e di mirë që pas kësaj pune do i duhet të pastrohet mirë e mirë për të hequr gjithë grimin, pak rëndësi ka. E rëndësishme është që Aria po kënaqet. Për këtë u sigurua gjatë videos duke e pyetur: Po kënaqesh Aria? E si të mos kënaqej.