Kujdes! Këto gjëra s’duhet t’i bëni kurrë me stomakun bosh! – AlpeGossip
Kujdes! Këto gjëra s’duhet t’i bëni kurrë me stomakun bosh!

Kujdes! Këto gjëra s’duhet t’i bëni kurrë me stomakun bosh!

Ok! Në rregull! Ne jemi çfarë hamë. Por ne gjithmonë jemi të uritur për diçka, të kripur, me shumë yndyrë ose shumë të ëmbël.
Ky është një gabim që nuk duhet bërë. Janë disa gjëra, të cilat kurrë nuk duhen bërë me stomakun bosh.

Sipas një studimi të ri, të sjellë për ju nga dritare.net, mënyra se si ne hamë, ushtrohemi, sillemi, ndikon shumë te shëndeti ynë. Me pak fjalë, ne e dëmtojmë vetë shëndetin tonë. Ushtrohemi pa ngrënë, hamë gjëra që s’duhet etj.

Ja pra për ta shmangur sa më shumë këtë mani për të dëmtuat veten tuaj, dritare.net sjell për ju, gjërat që kurrë nuk duhet t’i bëni, nëse nuk keni ngrënë diçka më parë.

1- Mos pini kafe pa ngrënë!

Ju pini kafe çdo ditë, madje më shumë se 3-4 herë. Shpeshherë pa futur asnjë gjë në gojë ose esëll.
Kafeja është shumë e dëmshme nëse pihet para ushqimit. Dritare.net ju këshillon të hani diçka para se të pini kafe.

2- Mos pini ilaçe pa ngrënë më parë

Ju dhemb koka, stomaku, barku ose dhëmballa? Doni një qetësues? Atëherë hani diçka edhe më pas pini një aspirinë, por sigurisht gjithmonë mbas buke. Nëse i pini para përgatituni për pasojat e rënda të dëmtimit të stomakut.

3- Mos pini alkool!

Të pini alkool me stomak bosh, nuk është një ide e mirë.
Kjo sepse stomaku juaj është bosh dhe trupi juaj e thith më shpejt alkoolin. Tani pasojat i merrni me mend vetë. Një katastrofë që shkatërron jo vetëm stomakun, por edhe mëlçinë e mushkëritë tuaja. Prandaj dritare.net ju këshillon të konsumoni alkool nëse doni, por vetëm pasi keni ngrënë diçka.

4- Çamçakëz!

AlpeNews.al ju sugjeron të hani çamçakëz, por vetëm pas buke dhe një pa sheqer.

5- Mos flini pa ngrënë!

Të flesh pa ngrënë darkë nuk është një ide e mirë. Nivelet e ulëta të glukozës ju prishin gjumin dhe për gjithë natën zorrët tuaja bëjnë greve për ushqim.

6- Mos bëni shtrime intensive!

Ok! Ju doni të dobësoheni, por çfarë çmimi duhet të paguani për ta bërë këtë gjë. Kur shkoni në palestër, në mëngjes, drekë apo darkë, ju gjithmonë shkoni me barkun bosh, epo kjo nuk është gjë e mirë. Dritare.net ju sugjeron të hani para se të ushtroheni, ndryshe do të merrni veten tuaj në qafë, duke shkatërruar stomakun.

7- Zihuni, por pasi të keni ngrënë!

Ju shpesh ziheni ose debatoni në shtëpi, me prindërit, bashkëshortin ose fëmijët. Studimet tregojnë se, kur njerëzit janë pa ngrënë ata janë me të irrituar dhe të prirur për t’u zënë me të gjithë. Prandaj dritare.net ju sugjeron të hani diçka, ndryshe zënkat s’do të kenë kufij.