Sot ka emisionin e vet në Top Channel, por dikur moderatori shqiptar dilte në klipe për 50 mijë lek (FOTO) – AlpeGossip
Sot ka emisionin e vet në Top Channel, por dikur moderatori shqiptar dilte në klipe për 50 mijë lek (FOTO)

Sot ka emisionin e vet në Top Channel, por dikur moderatori shqiptar dilte në klipe për 50 mijë lek (FOTO)

Moderatori i emisionit të përditshëm ‘Pop Culture’ fal emisioneve të ndryshme që ka bërë është kthyer në një nga prezantuesit e njohur në Shqipëri, i cili shquhet për pyetjet e drejtpërdrejta dhe mënyrën sesi prezanton.

Por ditën e sotme në emisionin ‘Pop Culture’ Kelvi Kadilli ka zbuluar një sekret për veten e vet që askush nuk e dinte më parë. Ndërsa ishin duke folur për pagesën që marrin modelët në Shqipëri, moderatorja Dojna Mema e pyet se nëse ka qenë dikur model nëpër sfilata.

Kelvi nuk nguron dhe zbulon se para se të bëhesh i famshëm ka punuar edhe si model: ”Po kam qenë, merrnim 50 mijë lek, por jo nëpër sfilata pasi më dukësh vetja shumë i zgjuar për të dal aty, por kam qenë në një klip”, tregon ai duke qeshur.

Ndërsa Dojna ja nisi duke qeshur e pyet Klevin se në cilin klip, dhe ai përgjigjet se ka qenë personazh në videoklipin e këngëtares së njohur Greta Mahmutaj ‘Dashuri e parë’, një klip ky i xhiruar në vitin 2010.