Harxhoi 4 orë për të bërë grimin në foton e maturës, ja shqiptari për të cilin po flet gjithë bota – AlpeGossip
Harxhoi 4 orë për të bërë grimin në foton e maturës, ja shqiptari për të cilin po flet gjithë bota

Harxhoi 4 orë për të bërë grimin në foton e maturës, ja shqiptari për të cilin po flet gjithë bota

Një 18-vjeçar shqiptar që banon në Toronto të Kanadasë ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit. Kevin Kodra është një djalë i ri që adhuron grimin.
Ai ëndërron të bëhet grimier dhe këtë gjë e praktikon fillimisht tek vetja.

Po të shihni profilin e tij në Instagram e ka të mbushur me foto ku shihet me tualet. Për maturë, punoi 4 orë për t’u lyer dhe për t’u bërë i bukur për foton.

“Qëllimi im ishte të frymëzoja djemtë e rinj. Një djalë që lyhet është një djalë normal. Doja që përvoja ime pozitive të thyente paragjykimet ndaj djemve që lyhen dhe djemve me seksualitete dhe identitete të ndryshme.”- thotë Kevin.

“Doja të bëja një grim të rëndë për të dërguar tek njerëzit mesazhin se mund të bëjnë ç’të duan”- përfundon ai në një intervistë për ‘Cosmopolitan’.