EMOCION! Eugent Bushpepa KALON në FINALEN e madhe të EUROVIZION 2018 – AlpeGossip
EMOCION! Eugent Bushpepa KALON në FINALEN e madhe të EUROVIZION 2018

EMOCION! Eugent Bushpepa KALON në FINALEN e madhe të EUROVIZION 2018

Sonte  është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2018”

Në mesin e 19 shteteve garuese në natën e sotme ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua me këngën “MALL”, të interpretuar nga këngëtari Eugent Bushpepa.

Eugent Bushpepa e elektrizoi skenën me performancën e tij sot në “Eurovizion”. Këngëtari shqiptar këndoi i treti këngën “Mall” në gjuhën shqipe me një interpretim mbreslënës.

Shqipëria kaloi në FINALEN e Eurovizion.

Kujtojmë se këngëtarja e fundit që arriti të kalonte në Eurovizon ishte Rona Nishliu në vitin 2012 dhe që pas saj, të tjerët u skualifikuan./AlpeNews.al