Eranda Libohova e mbajti premtimin për mësuesin edhe shumë vite më pas: Ai me tha… – AlpeGossip
Eranda Libohova e mbajti premtimin për mësuesin edhe shumë vite më pas: Ai me tha…

Eranda Libohova e mbajti premtimin për mësuesin edhe shumë vite më pas: Ai me tha…

Eranda Libohova, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” tregoi historinë se si nisi karriera e saj. Ishte një mësues i shkollës dhe jo ai i muzikës që e zbuloi talentin e saj. Dhe ajo i dha një premtim që e mbajti shumë vite më vonë.

Motrat, vllezërit por dhe mësuesit e kishin kuptuar që unë mund të këndoja që kur isha e vogël. I pari që më ka thënë nga shkolla, nga mësuesit ka qenë ai i punës me dru.

Ai më thoshte: Ti të keqen mësuesi do bëhesh këngëtare dhe kur të shkosh jashtë shtetit do t`i sjellësh mësuesit një palë syze dielli. Dhe unë e mbajta premtimin, sigurisht. Pas viteve `90 kur dola jashtë shtetit ia solla një palë syze”, tregoi Eranda.