E AKUZOJNË për romancë me balerinin, Rovena Dilo i SHMANGET pyetjes në “DWS” – AlpeGossip
E AKUZOJNË për romancë me balerinin, Rovena Dilo i SHMANGET pyetjes në “DWS”

E AKUZOJNË për romancë me balerinin, Rovena Dilo i SHMANGET pyetjes në “DWS”

Prej ditësh qarkullon lajmi se konkurentja e këtij edicioni në “Dancing With The Stars”, është në një marrëdhënie me balerinin Eltion Merja.

Për një kohë të gjatë, thashetheme midis mundësisë që mes kësaj dysheje të kishte më shumë se miqësi kanë qarkulluar shumë në media, por mungesa e një deklarate mohuese apo pohuese si nga ana e Rovenës apo Eltionit, ka bërë që këto të ngeleshin disa fjalë të paverifikuara.

Por mbrëmjen e sotme, Rovena është pyetur nga moderatori nëse ka dicka të vërtetë në lajmet që qarkullojnë për të dhe balerinin e saj, por Rovena ka preferuar t’i shmnaget përsëri kësaj pyetje, duke thënë se sot flet nën “petkun”, e rolit që ka në kërcim, “Amelisë”.

“Posi jo presim dhe një fëmijë”- ka thënë me ironi këngëtarja e njohur. Por kjo deklaratë e saj ka sjellë reagime, pasi moderatorja që është konkurente gjithashtu në spektakël, Aulona Musta është shprehur se nuk kanë faj portalet, paasi ju bëni deklarata të tilla.

“Unë sonte jam Ameli, Rovena Dilon nuk e njoh”- ka shtuar më tej Rovena, duke iu shmnagur pyetjes dhe duke i shtuar dyshimet edhe më shumë për një lidhje të mundshme mes saj dhe balerinit në spektakël.