Pasi e SHANË dhe kërkuan t’i hiqnin nënshtetësinë, grekët HABISIN me sjelljen ndaj Eleni Foureiras – AlpeGossip
Pasi e SHANË dhe kërkuan t’i hiqnin nënshtetësinë, grekët HABISIN me sjelljen ndaj Eleni Foureiras

Pasi e SHANË dhe kërkuan t’i hiqnin nënshtetësinë, grekët HABISIN me sjelljen ndaj Eleni Foureiras

Ata nuk e fshehën dot zemërimin që vendi i tyre nuk u pranua në finale të Eurosong dhe nuk e pranonin faktin që në finale të kalojë një vend si Shqipëria dhe Qipro. Grekët kritikuan ashpër kur Eleni bëri simbolin e shqiponjës me Eugentin i cili përfaqëson Shqipërinë. Ata shpërthyen ndaj këngëtares që përfaqëson Qipron duke e cilësuar gjestin e saj si një provokim. Madje arritën deri aty sa kërkuan që t’i hiqej nënshtetësia greke këngëtares. Por pasi panë suksesin e saj, duket se mediat greke kanë ndryshuar mendim. Pasi të gjitha mediat e tjera ndërkombëtare shkruajtën me vlerësim për performancën e saj në skenë, kjo ka bërë që edhe grekët të mendojnë ndryshe.

Shumë gazetarë kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj kanalit shtetëror ERT, të cilët kanë refuzuar që Eleni të përfaqësonte Greqinë.

Ata shprehën hapur mbështetjen e tyre për Qipron dhe për Elenin dhe janë të sigurt që ajo do kthehet me një triumf në vendin e tyre.

Njëri ndër gazetarëve të njohur vendas, Dhimos Verikios ka deklaruar publikisht për televizionin ‘Alpha’ se këngëtarja shqiptare Eleni është një mrekulli në skenë dhe se talente si ajo duhet të mbështetën shumë.

Mbrëmjen e sotme pritet që tre shqiptarët, që përfaqësojnë 3 vende të ndryshme, të ngjiten në skenë, në finalen e Eurosong: Eugent Bushpepa-Shqipërinë, Ermal Meta- Italinë dhe Eleni Fourerira-Qipron.