Vera PËRLOT Timo Fllokon në mbrëmjen private të çiftit! VIDEO që nuk do ta shohim dy herë… – AlpeGossip
Vera PËRLOT Timo Fllokon në mbrëmjen private të çiftit! VIDEO që nuk do ta shohim dy herë…

Vera PËRLOT Timo Fllokon në mbrëmjen private të çiftit! VIDEO që nuk do ta shohim dy herë…

Pak ditë më parë, Timo Flloko mblodhi në kryeqytet disa prej artistëve më të njohur në vend që kanë spikatur me talentin e artin e tyre në kulturën e këtij vendi.

Kjo në sajë të promovimit të librit të tij më të ri, “Kërcim në bosh”, gjatë të cilit nuk kanë munguar as performancat nga Xhensila Myrtezaj, Pirro Çako, Arilena Ara e të tjerë, të cilët kanë risjellë edhe njëherë krijimet muzikore të Fllokos.

Bashkëshortja e aktorit dhe poetit të njohur, regjizorja e famshme, Vera Grabocka postoi ditën e djeshme një foto ku shkruante thjesht: “Të dua”. Por duket se nuk qenka mjaftuar me kaq…

Alketa Vejsiu, krahu i djathtë i Grabockës ka postuar mëngjesin e sotëm një video, ku shfaqet regjizorja e “Në kurthin e Piter Pan” duke recituar poezinë, “Shkallët”, një prej krijimeve në librin e ri.

Në disa sekuenca, edhe vetë Timo shfaqet i përlotur nga interpretimi i Verës dhe vargjet e tij.

E ne jemi të sigurtë që një video të ngjashme do ta shohim shumë rrallë ose kurrë më nga Vera sepse ajo është një nga të paktët personazhe mjaft diskretë dhe hermetikë, të cilët jetën e tyre private e ruajnë me fanatizëm.