Me Kejsin në studio, Stresi zbulon sa xhelozë janë për njëri-tjetrin. Reperi habit me përgjigjen! (VIDEO) – AlpeGossip
Me Kejsin në studio, Stresi zbulon sa xhelozë janë për njëri-tjetrin. Reperi habit me përgjigjen! (VIDEO)

Me Kejsin në studio, Stresi zbulon sa xhelozë janë për njëri-tjetrin. Reperi habit me përgjigjen! (VIDEO)

 

Duke pasur një të dashur aq simpatike si Kejsi, reperi Stresi nuk mund t’i shpëtonte pyetjes: A bëhesh xheloz për të?

I ftuar në emisionin ‘Fun Day’ në INTv, reperi nuk ia mbushi mendjen aspak moderatores Fatma Methasani, ku u përgjigj se nuk është aspak xheloz.

E fejuara e ndiqte intervistën e tij nga studio dhe Fatma i bëri sërish një tjetër pyetje Stresit: A bëhet Kejsi xheloze për ty?

“Uuuuf moooo”, u përgjigj ai duke na lënë të kuptojmë se Kejsi qenka vërtet xheloze për reperin.

“Ne na lidh respekti ndaj njëri-tjetrit, sakrifica që kemi kaluar bashkë, sinqeriteti. Nuk kam qenë shumë i sinqertë por tani jam 100% i sinqertë”, shtoi ai.

Stresi zbuloi gjithashtu planet për një dasmë të madhe tradicionale, shqiptare 100%.

(Ndiq videon min 30)