Dietat e vipave, Blerina Bombaj: Aurela Gaçe ishte nazelie, por si ajo të ishin të gjithë sepse… – AlpeGossip
Dietat e vipave, Blerina Bombaj: Aurela Gaçe ishte nazelie, por si ajo të ishin të gjithë sepse…

Dietat e vipave, Blerina Bombaj: Aurela Gaçe ishte nazelie, por si ajo të ishin të gjithë sepse…

Kur vjen puna te ushqimi na duhet të pranojmë se të gjithë jemi paksa nazelinj.

Ama, kurioziteti është më i madh për personazhet e njohur të ekranit se si i kanë marrëdhëniet me dietat.

E ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, Blerina Bombaj na ka treguar rreth një dietës së një personazhi mjaft të dashur për publikun.

“Aurela Gaçe ka qenë me shumë ushqime që nuk i konsumonte! Nuk hante karkalecat… ne i çuam njëherë karkaleca, më mori e më tha: ‘Më ke lënë pa ngrënë!’, se ishte në darkë dhe ajo e shkreta performonte në darkë e mezi e priste atë ushqim se pas gjithë asaj energjie…!”, – është shprehur Bombaj.

“Megjithatë, kështu të ishin të gjithë si Aurela. Si Aurela të ishin të gjithë personazhet sepse është person shumë pozitiv dhe shumë i mirëkuptueshëm”, – ka përfunduar Blerina.