Chrissy Teigen publikoi për herë të parë imazhin e birit dhe të gjithë ranë në dashuri – AlpeGossip
Chrissy Teigen publikoi për herë të parë imazhin e birit dhe të gjithë ranë në dashuri

Chrissy Teigen publikoi për herë të parë imazhin e birit dhe të gjithë ranë në dashuri

Chrissy Teigen dhe John Legend vetëm pak ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i njohur, i cili ka edhe një vajzë, mbrëmjen e së martës që lamë pas u bënë prindër edhe të një djali.

Lajmin e ardhjes në jetë të bebit të tyre të dytë e dha vet modelja e njohur nëpërmjet një postimi në Twitter.

Vetëm pak minuta më parë Chrissy ka ndarë me fansat e saj në Instagram edhe imazhin e parë të vogëlushit të saj, të cilin e ka shoqëuar me një dedikim emocionues.

“Përshendetje botë! Ky është Miles Theodore Stephens. Familja jonë ndihet e mbingarkuar me dashuri. Faleminderit për të gjitha urimet tuaja!’, shkruan Chrissy në postimin e saj në Instagram.