16 vite më vonë/ Ja çfarë do të bënin sot personazhet e telenovelës “Njerëz dhe Fate” (FOTO) – AlpeGossip
16 vite më vonë/ Ja çfarë do të bënin sot personazhet e telenovelës “Njerëz dhe Fate” (FOTO)

16 vite më vonë/ Ja çfarë do të bënin sot personazhet e telenovelës “Njerëz dhe Fate” (FOTO)

Ishin vitet 2002-2003 kur telenovela e parë shqiptare, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit të gjithë shqiptarët. Historia tragjike e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e kohës, si dhuna në familje, trafikimi apo droga, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të atë kohë.

Por jo mëlarg se në fundvitin e 2017-ës, u dha një lajm i mirë për të gjithë fansat e telenovelës. Aktorja Eni Jani, e cila luante rolin e Erës në film, u shpreh se po interesohen për ta sjellë sërish telenovelën, duke qenë se janë të shumtë ata që duan të shohin si do të rrjedhin ngjarjet tek “Njerëz dhe Fate”.

Ky kuriozitet na çoi edhe ne të mendojmë mbi fatin e personazheve të telenovelës, nëse do të jetonin në kohët e sotme, pikërisht në vitin 2018. Çfarë mendoni se do të bënte sot Flori, Didi, Eni apo Lola? Më poshtë kemi përshtatur personazhet e “Njerëz dhe Fate” në kohët dhe problemet e sotme:

Daja Betimi
I luajtur me mjeshtëri nga aktori dhe regjisori Alfred Trebicka, Betimi luante rolin e prokurorit të ashpër dhe të drejtë që luftonte për drejtësinë. Ai thirrej për ndihmë nga e motra Drita (Pavlina Mani), sa herë që ajo kishte probleme me fëmijët dhe sot shumë mirë mund të ishte pjesë e Vetingut, duke kërkuar miratimin e reformës në drejtësi dhe zhdukjen e korrupsionit.

Nëna Drita
Drita është roli nënës më të dhembshur që kemi parë ndonjëherë në filmat shqiptarë. I luajtur me shumë origjinalitet nga aktorja Pavlina Mani, roli i saj preku shumë nëna dhe prindër që kanë pasur probleme të ngjashme me fëmijët. Në vitin 2018, nëna Drita do t’i kishte rregulluar fëmijët dhe edhe pse do të kishte probleme tensioni pas gjithë atyre vuajtjeve, do të bënte një jetë të qetë në shtëpi me bashkëshortin. Me siguri do të kishte hapur dhe një Facebook si të gjitha gratë e moshës së saj dhe s’do linte ditëlindje e fetë pa uruar.

Babi Durimi
Durim Guri, si një ish-regjisor i vjetër i Kinostudios, do të merrej ende me shkrime. Sot e imagjinojmë si një personazh të kulturuar me shumë botë, që sapo ka publikuar një libër me shkrime dhe kujtime personale. Dhe bashkëshortja Drita, krenare për të shoqin, me siguri do të publikonte fotot nga promovimi i librit në Facebook.

Flori
Duke u nisur nga një background i një djali gjithnjë problematik që përfundon në telashe, Flori, i luajtur me shumë mjeshtëri nga aktori Derhemi, do të ishte sot një “boss” që shëtiste me makinë të shtrenjtë në Bllok dhe që merrej me punë të fshehta, për të cilat do të dyshonin shumë njerëz. I martuar sigurisht dhe me dy fëmijë, Flori i 2018-s nuk do t’ia prishte për asgjë fëmijëve, ndryshe nga babi Guri që kishte shumë autoritet.

Didi
Vajzën çapkëne që e luante me shumë profesionalizëm aktorja Arta Muçaj, e imagjinojmë si një femër elegante, e pa martuar, që rri në zonën “Vip” në club-e dhe i sheh të tjerët me inat. Në çdo festë VIP, ajo do të ishte e ftuar kryesore dhe e veshur me veshje luksoze dhe marka të njohura.

Era
Si një gjimnaziste e shkëlqyer me shumë ëndrra për jetën, Era, e luajtur nga aktorja Eni Jani, do të ishte sot patjetër pjesë e ndonjë forumi rinor të ndonjë partie, apo aspirante për politikane. Do ta shihnim shpesh në televizion në mbrojtje të kauzave sociale dhe me shpresa për një vend më të zhvilluar.

Lola
Lola (Valbona Imami) kishte rolin e motrës së madhe që këshillonte të tjerët, por vetë ishte një tip i mbyllur që mbante ditar. Në 2018-n Lola do ta gjente guximin për të folur vetëm përmes shkrimeve dhe ndoshta do të ishte një nga poetet e rrjeteve sociale.

Odeta
Shoqja e përkëdhelur e Erës, do të ishte sot një femër e njohur Instagrami, që bënte postime dhe publikon foto provokuese. Nuk e përjashtojmë mundësinë e ndërhyrjeve estetike që mund të kishte bërë për hir të bukurisë.

Burimi: Iconstyle.al